Policia spanjolle jep alarmin:Trafiku i kokainës kontrollohet nga shqiptarët

Policia spanjolle jep alarmin:Trafiku i kokainës kontrollohet nga shqiptarët

53
0
Shares

Policia spanjolle jep alarmin ndersa shqiptaret vijojnë që të jenë në qendër të vëmendjes nga mediat dhe autoritetet spanjolle pas sekuestrimit të një ton kanabis në Madrid pak ditë më parë, ngjarje ku u arrestuan 5 persona, por grupi drejtohej nga dy shqiptarë, Arjan Ndoci dhe Julian Deblini.

Shumica e kokainës hyn në Spanjë e fshehur në kontejnerë përmes pesë porteve, me qytetin e Cádizit në krye.
Porti i qytetit të Cadiz, ndiqet nga ata të Valencias, Barcelonës, Bilbaos dhe Vigos. Kokaina në Kolumbi blihet me çmimin që varion nga 1,260 deri në 1,680 euro per kg me cilësi 85%, ndërsa pas trafikut në Europë shitet shumëfish më shtrenjtë.

Grupet kriminale lindore kanë fituar terren kundër klaneve spanjolle përsa i përket futjes së drogës nga portet e tyre. Sipas raporteve të policisë spanjolle, trafiku sot është në duar të shqiptarëve, polakëve, bullgarëve apo marokanëve që kanë vendosur pjesë të strukturës së tyre në Spanjë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY