DETAJET/Rama genjeu hapur për vëllain e ministrit

DETAJET/Rama genjeu hapur për vëllain e ministrit

61
0
Shares

Rama u prit me protesta sot në Torino, ku ka prezantuar librin e tij ‘Kurbani’. Forcat e policisë që ishin aty shoqëruan 5 të rinj shqiptarë që me pranga në duar akuzuan Ramën për mbrojtjen  që po i bën Saimir Tahirit dhe vëllait të Fatmir Xhafës.

Protesta ka të bëjë me mosekstradimin e vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt që është i lirë në Shqipëri, pavarësisht se është i dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg në Itali për trafik droge.

Pasi të rinjtë janë nxjerrë jashtë, Rama ka  gënjyer për të dalë nga situata ku ishte përfshirë.

Ai i ka thënë dicka tjetër gazetareve . La Stampa shkruan se Edi Rama iu përgjigj me një batutë të rinjve që protestonin, ndërsa për mediat aty u shpërnda lajmi i rremë, sipas të cilit vëllai i ministrit tashmë është në burg.

‘Mosmarrëveshja zgjati disa sekonda, Rama u përgjigj me disa rreshta’, shkruan La Stampa që më pas citon në ligjëratë të drejtë kryeministrin e Shqipërisë.

‘Nuk janë aktivistë, por kontestues që ndjekin kudo kryeministrin, duke ngritur pyetje pa asnjë bazë. Vëllai i ministrit të brendshëm është në burg, i arrestuar nga policia’, shkruan La Stampa duke thënë se, ky koment u ka ardhur nga Rama dhe njerëzit e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY