VIDEO/ ‘Yzberisht style’, mosbindja civile nis në Yzberisht, ja cfarë bënë banorët...

VIDEO/ ‘Yzberisht style’, mosbindja civile nis në Yzberisht, ja cfarë bënë banorët sot

187
0
Shares

Pasditen e së shtunës, disa qytetarët protestuan në një prej autobusëve të linjës së Yzberishtit duke refuzuar të paguajnë biletën pasi kishin pritur 1 orë në stacion, një form kjo e mosbindjes civile që ndodh për herë të parë në Shqipëri.

Top channel transmetoi pamje ku qytetarët u përfshinë në debate të shumta me faturinon dhe punonjës të tjerë, duke kërkuar korrektësi në orare dhe kushte më të mira udhëtimi.

Qytetarja: Nuk dua të paguaj.
Fatorino: Mbaje autobusin.
Qytetarja: Të vijë lali Eri këtu të mos mbjellë gjemba, por të rregullojë fshatin.

Sipas qytetarëve, kjo situatë përsëritet çdo fundjavë me autobusët e kësaj linje, që nuk arrijnë të ruajnë shpeshtësinë e përcaktuar në marrëveshje.

Pavarësisht debateve të shumta, qytetarët ia dolën në rezistencën e tyre, duke mos paguar çmimin e biletës në shenje proteste nga një linjë, që siç thonë, i përball çdo ditë me vështirësi në udhëtim.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY