Prokuroria e Krimeve të rënda nisin verifikimin për vëllanë e Fatmir Xhafajt

Prokuroria e Krimeve të rënda nisin verifikimin për vëllanë e Fatmir Xhafajt

74
0
Shares

Prokuroria nis verifikimet për vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafajn, i duar në Itali me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Burime nga organi i akuzës bënë të ditur se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimet mbi Agron Xhafaj.

Sikundër mësohet verifikimet po kryhen në kuadër të ligjit antimafia.

Reagimi i organit të akuzës erdhi pas deklaratës së bërë nga deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, sipas të cilit vetëm Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, nuk po sheh shkeljet ligjore dhe falsifikimet e ministrit të Brendshëm, për të mbrojtur vëllanë e tij.

Një ditë më parë edhe Ambasadori amerikan Donald Lu tha se po verifikohen akuzat e ngritura për vëllanë e ministrit të Brendshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY