DETAJE/ Shoferi grek u mori jetë dy shqiptarëve, zbulohen të dhëna shokuese

DETAJE/ Shoferi grek u mori jetë dy shqiptarëve, zbulohen të dhëna shokuese

79
0
Shares

Detaje tronditëse nga dosja hetimore e kamionistit grek që la të vdekur në aksidentin tragjik dy shqiptarë dhe plagosi vajzën e njërit prej tyre.

Protothema zbulon sot pjesë nga dosja hetimore, sipas të cilës kamionisti grek ishte një alkoolist i thekur, pasi ishte proceduar së paku 8 herë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërkohë që në ditën e aksidentit kishte udhëtuar më shumë se 17 orë pa bërë pushim.

Nga aksidenti mbeten te vdekur ne vend Spiro Guri i datëlindjes 1958 dhe Dhimitër Pambuku i datëlindjes 1953, ndërsa një tjetër shtetase shqiptare, 34-vjeçarja Balerina Guri u transportua në spital  në rrezik për jetën.

Spiro dhe Balerina, janë babë e bijë.

“Çdo mëngjes, Spiro çon vajzën tonë në punë. Tani kam humbur burrin tim dhe vajzën e kam në prag të vdekjes nën kujdesin intensiv të mjekëve”, ka thënë gruaja e shqiptarit që humbi jetën, në një rrëfim të trishtë për mediat greke.

Greku, shkaktari i aksidentit punonte pa ndërprerje me orë të gjata e pa bërë asnjë pushim, kështu ka ndodhur në shumicën e ditëve të muajit prill dhe mars, raporton Panorama.

Sipas hetimeve, në momentin e aksidentit tragjik, në gjakun e tij u konstatua një nivel alkooli 0.78 mg, por kjo nuk ishte hera e tij e parë. Avokati ka theksuar se ai është i tronditur, është njeri punëtor dhe do të kërkojë edhe vete falje për dhimbjen e madhe që u ka shkaktuar familjeve të viktimave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY