Flet producentja Dulaku: Ja pse u largua Turi

Flet producentja Dulaku: Ja pse u largua Turi

205
0
Shares

Holta Dulaku është një prej producenteve të programeve më të ndjekura në Shqipëri si ‘Dancing with the stars’ apo ‘Tu si que vales’. Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin ‘You & Me’ në ‘NRG Radio’, ku ndër të tjera foli edhe për largimin e Turjan Hyskës nga Vizion Plus.


“E para njëherë është akoma në 2XL. Çfarë doni të them për Turin? Turi është djalë fantastik, ka bagazh, është i prerë për televizion, është djalë i mençur, shumë simpatik dhe unë i uroj gjithë të mirat”- ju përgjigj ajo Julkës dhe Arjonit.

E pyetur nëse largimi i Turit nga Vizion Plus kishte qenë apo jo me debate, Holta tregoi se mënyra e lëvizjes së tij ishte korrekte.

“Jo, jo, jo, nuk është ky rasti. Turi është rritur në atë televizion. I ka dhënë shumë, siç edhe ka marrë, kështu që derën hapur e ka, jemi shumë mirë dhe mënyra e lëvizjes ishte korrekte.”- tregon ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY