E rëndë për Brazilin!Humbet Dani Alves në prag të Botërorit….

E rëndë për Brazilin!Humbet Dani Alves në prag të Botërorit….

59
0
Shares

Një tjetër goditje e rëndë vjen për Brazilin, kur po afrohen finalet e Botërorit. Pas Felipe Luis është Dani Alves që nuk do ti bashkohet skuadrës në Rusi.

Mbrojtësi i djathtë i PSG ka pësuar një dëmtim në ligamentin e gjurit të djathtë në finalen e Kupës së Francës, kundër Les Herbies. Sipas Rodrigo Lasmar, mjekut të federatës braziliane të futbollit, Dani Alves duhet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për rreth 6 javë pas operacionit.

Lasmar, i shoqëruar edhe nga kordinatori i kombëtares braziliane ka udhëtuar drejt Parisit, për të parë nga afër gjendjen e futbollisitit, që është nën kujdesin e mjekëve të PSG. Në moshën 35 vjeçare Dani Alves do të kishte mundësi të luante Botërorin e tretë në karrierën e tij, pasi më parë u aktivizua në Afrikën e Jugut në 2010 dhe në Brazil në vitin 2014. Të hënën do të bëhet komunikimi zyrtar nga Seleçao.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY