Donald Lu distancohet dhe i përgjigjet Edi Ramës për vëllanë e Fatmir...

Donald Lu distancohet dhe i përgjigjet Edi Ramës për vëllanë e Fatmir Xhafajt

151
0
Shares

Ambasadori amerikan Donald Lu ka reaguar pas akuzave të PD-së drejtuar ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt për mbrojtjen që ai i ka bërë dhe po i bën bashkë me kryeministrin, vëllait të tij të dënuar në Itali si trafikant ndërkombëtar.

“SHBA po i shqyrton akuzat për vëllanë e Fatmir Xhafajt, – ka deklaruar Donald Lu për mediat. – Rama të flasë në emrin e tij dhe ne do të do të flasim në emrin tonë.”

Reagimi ka ardhur pasi PD-ja për të dytën ditë radhazi ka denoncuar me fakte se Agron Xhafaj nuk arrestohet dhe as ekstradohet nën mbrojtjen e vëlalit të tij që si kryetar i komisionit të Reformës në Drejtësi ka arritur deri atje sa ka falsifikuar edhe nenin “Për ekstradimet” të Kodit Penal.

Kryeministri Edi Rama dje e ka mbrojtur ministrin Xhafaj nga sulmet dhe protesta e opozitës në Kuvend duke përdorur emrin e ambasadorit amerikan Donald Lu dhe të ambasadores së BE, për të cilët tha se ata do të kishin reaguar patjetër ndaj këtij fakti që dihej herët dhe ishte i vjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY