DE TELEGRRAAF/ Gazeta holandeze shkrim për Ruçin dhe Ramën, deputetët e huaj...

DE TELEGRRAAF/ Gazeta holandeze shkrim për Ruçin dhe Ramën, deputetët e huaj “kërcënojnë”: I mbajmë shënim të gjitha!

120
0
Shares

Gazeta më e madhe në Holandë “De Telegraaf” i ka kushtuar një shkrim deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit te Kuvendit Gramoz Ruci, për delegacionin me 8 deputetë holandezë që erdhën në Shqipëri për një mision faktmbledhës. Shkrimi shpreh çudine se si deputeti i parë iu përgjigj kritikave të holandezëve, duke folur për këngëtarët shqiptarë në Eurovizion dhe për fushën e futbollit. Gazeta raporton edhe për përgjigjen e Ramës, që vizita si ato të deputetëve holandezë e bëjnë për të qeshur.

Në shkrim thuhet se shqetësimi i holandezëve gjatë vizitës në Tiranë ishin ndryshimet e fundit në prokurori që lidhen me çështjen e ish-ministrit Tahiri, si dhe raportimet e mediave shqiptare për mosekstradimin e vëllait të ministrit Xhafajt. Këto, pasi qeveria holandeze me herët ka thënë që Shqiperia nuk është gati të anëtarësohet në BE.

Kryetari i delegacionit të grupit parlamentar holandez Malik Azmani, tha për gazetën Telegraaf: “Siç duket kemi shkelur tek diçka e ndjeshme në Shqiperi me pyjetjet tona, gjithsesi i kemi mbajtur të gjitha shënim”.

Një ditë pasi holandezët u larguan, Edi Rama reagoi me tallje dhe ironi, për vizitën e tyre dhe faktet që ato mbledhin me 4 apo 5 takime me politikanët.

Akoma më nervoz u shfaq Gramoz Ruçi, që nuk ngurroi të flasë për të mirat e diktaturës, kohë kur nuk kishte as kriminalitet, as drogë, dhe as korrupsion, fenomene që sipas Ruçit shqiptarët i gjetën mes europianëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY