ATHINË/4 të burgosur shqiptarë i ikin policisë greke në Portin e Pireut

ATHINË/4 të burgosur shqiptarë i ikin policisë greke në Portin e Pireut

75
0
Shares

Katër të burgosur shqiptarë u arratisën sot nga porti i Pireut në Greqi ndërkohë që ishin përfshirë në një priocedurë transferimi nga një burg i Athinës.

Ngjarja ndodhi në orën 20:00 me orën greke, ndërsa 11 të burgosur, mes të cilëve edhe 4 shqiptarët po transferoheshin nga Athina për në Kretë.

4 të burgosurit shqiptarë kanë arritur të hapin prangat dhe kanë ikur me vrap nga porti, teksa pritej të nisej trageti për Hania.

Policia greke ka arritur të kapë dy prej të burgosurve shqiptarë dhe po kërkon për dy të tjerët. Dy të fundit u larguan me një makinë që po i priste në hyrje të portit.

Të burgosurit do transferoheshin për në burgun e Alikarnasos. Nuk dihen ende akuzat dhe dënimet që kanë marrë shqiptarët e arratisur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY