FOTO/ Aksident i rëndë në autostradën Tiranë – Durrës, plagosen burrë e...

FOTO/ Aksident i rëndë në autostradën Tiranë – Durrës, plagosen burrë e grua

134
0
Shares

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Kasharit, aty ku një makinë kishte përplasur mbikalimin e këmbësorëve pak minuta më parë.
Ende pa mbërritur policia për aksidentin e parë, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë janë plagosur burrë edhe grua.

Makinat janë dëmtuar nga përplasja e madhe.

Dy të plagosurit janë dërguar në spital me urgjencë.

Mësohet se burri ka pësuar dëmtime më serioze, por të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se një prej mjeteve ka qenë me shpejtësi tej normave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY