Deputetët holandezë pas takimit me Ramën dhe Bashën: Shqipëria, ende s’është gati...

Deputetët holandezë pas takimit me Ramën dhe Bashën: Shqipëria, ende s’është gati për hapjen e negociatave, zyrtarët e korruptuar nuk po vendosen para drejtësisë

121
0
Shares

Holanda e thotë troç që Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave me BE në fund të qershorit. Tetë deputetë holandezë kanë nisur në Shqipëri një vizitë dy ditore të quajtur fakt mbledhëse për sa i përket asaj çfarë ka arritur Shqipëria në përmbushje të detyrave të lëna nga BE.

Në një prononcim për mediat pas takimit me Ramën dhe Bashën, ata u shprehën se Shqipëria ende nuk është gati për hapjen e negociatave për integrimin në BE. Deputeti Pieter Omtzigt nga partia Kristian Demokrate u shpreh nuk mjafton vetëm ajo që është bërë, ndërsa kërkuan që zyrtarët e korruptuar të cdo niveli të dalin para drejtësisë. Një tjetër shqetësim i ngritur nga deputetët ishin edhe kriminaliteti shqiptar në Holandë, që sipas tyre është rritur në vitet e fundit.

“Zhvilluam një takim me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe shoqërinë civile. Po shikojmë nëse janë plotësuar kushtet, ndërsa në fund është parlamenti që vendos, pavarësisht qëndrimit të qeverisë. Zyrtarët e korruptuar duhet të vendosen para drejtësisë, ndërsa shqetësim mbetet kriminaliteti shqiptar në Holandë”.

Delegacionit holandez në fund në vizitës do të hartojnë një raport për parlamentin i cili do të thotë fjalën e fundit pas propozimit të KE për çeljen e negociatave për anëtarësim.

Delegacioni drejtohet nga Malik Azmani që i përket partisë për Liri dhe Demokraci ndërsa anëtarë janë Anne Mulder po nga e njëjta parti. Kees Verhoeven nga partia Demokratët 66, Bram Van Ojik të Gjelbrit e Majtë, Frank Futselaar Partia Socialiste, Stieneke Van der Graaf Unioni Kristian, Mr Pieter Omtzigt partia Kristian Demokrate dhe Jeffrey Van Haaster.

Por, pavarësisht skepticizmit të Holandës, kryetarja e Komisionit të Jashtëm parlamentar Mimi Kodheli shprehet optimiste se do të japë dritën jeshile në fund të qershorit.

“Deputetët morën një paraqitje si nga opozita dhe shumica për procesin për zbatimin e 5 rekomandimeve. Unë besoj se ishte takim i frytshëm dhe shumë pozitiv për ça u tha dhe u dëgjua”.

Ndërkohë që deputetja e PD, Jorida Tabaku tha opozita u kërkoi deputetëve që t’i japin një shans Shqipërisë, pasi në këtë mënyrë qeveria do të jetë e kontrolluar. Tabaku theksoi se shqetësimi i holandezëve mbetet droga dhe krimi:

“Opozita kërkoi që parlamenti holandez të mbështes hapjen e negociatave. Ata kanë shqetësime për krimin dhe drogën. Qëndrimi jonë ka qenë që hapja e negociatave do të ndihmojë që qeveria të monitorohet. Holanda heziton si pasojë e krimit shqiptar në Roterdam dhe Amsterdam, por edhe rritjen e krimit dhe trafikut të drogës në Shqipëri. Ne jemi optimistë, opozita do e mbështesë procesin”.

Gjermania, Franca dhe Holanda janë tre vendet skeptike për hapjen e negociatave në fund të qershorit. KE vendosi që të rekomandojë hapjen e negociatave në 17 prill, por deri në fund të qershorit qeveria shqiptare duhet të lobojë fuqishëm për të bindur vendet skeptike që të thonë ‘PO’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY