Në Përmet trondit pamja, gjenden copat e një skeleti në Vjosë

Në Përmet trondit pamja, gjenden copat e një skeleti në Vjosë

84
0
Shares

Skeleti i një personi u gjet sot në Vjosë. Sipas policisë mësohet se  në lumë janë gjetur pjesë të ndryshme të një skeleti, por ende nuk dihen detaje.

Dyshimet e para janë se kufoma i përket një shtetasi i cili është mbytur disa muaj më parë në Greqi.

Policia ka sqaruar se janë gjetur gjymtyrët e poshtme, kafka dhe disa rroba.

Po vijojnë ende kërkimet për të gjetur pjesët e tjera, por dhe për të bërë të mundur identifikimin e viktimës.

Njoftimi i policisë:
Më datë 06.05.2018, rreth orës 17:00, në shtratin e lumit Vjosë pranë fshatit Kanikol, të Njesisë Administrative Çarshovë, është gjetur një skelet i pjesshëm i një shtetasi të paidentifikuar, (Kafka dhe gjymtyrët e poshtëm si dhe disa tesha).

Ky shtetas dyshohet të jetë mbytur në lumin Vjosë para disa muajsh në Greqi. Nga teshat e gjetura dyshohet të jetë shtetas nga vendet e treta. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY