Personi i djegur ne makine, dyshohet pronari nga Mitrovica

Personi i djegur ne makine, dyshohet pronari nga Mitrovica

164
0
Shares

Një automjet është djegur tërësisht bashkë me një person i seksit mashkull brenda tij.

Ngjarja e rende, e ngjashme me atentatet mafioze, u regjistrua pasditen e kësaj te shtune, në afërsi të fshatit Derven në Fushë Krujë.

Automjeti i shkrumbuar është një “Volkswagen” me targa te Mitrovicës, ndërsa ngjarja ende mbetet misterioze, pasi nuk dihet asgjë për rrethanat sesi ka ndodhur. Kalimtarët lajmëruan policinë pasi kanë pare tymin dhe flakët.

Policia dyshon se behet fjale per nje vrasje e me pas djegie te automjetit me trupin brenda per te fshehur gjurmët.

Burimet sqaruan se makina është me targa të Mitrovicës, ndërsa trupi i pajete dyshohet se është pronari i saj, Xhavit Osmani.

Sipas policisë, automjeti ka hyrë në Shqipëri përmes pikës së kalimit kufitar të Morinës rreth pesë ditë më parë.

Trupi i pajetë është i karbonizuar çka vështirëson identifikimin e viktimës. Pritet qe ekipet mjeko-ligjore te bëjnë ekspertizën në morgun e QSUT në kryeqytet.

Një grup i specializuar nga Policia e Durrësit, Prokuroria e Krujës dhe Sektori i Krimeve të Rënda po heton rreth ngjarjes, ndërsa po verifikohen të gjitha denoncimet për largime nga banesa në zonë, apo për ngjarje të rënda, të cilat mund të kenë qenë shkak për këtë krim te rende.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY