VIDEO/ Opozita braktis Parlamentin, Berisha: Asgjë nuk sjell flakja e Saimir Tahirit...

VIDEO/ Opozita braktis Parlamentin, Berisha: Asgjë nuk sjell flakja e Saimir Tahirit jashtë parlamentit, kur Rama është brenda

98
0
Shares

“Dorëzimi i mandatit, nga Saimir Tahiri, është tregues i forcës së krimit. Atë që s’bëri Parlamenti, e bëri krimi” u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha, sot ndërsa opozita braktisi punimet e Kuvendit, kur në foltore u ngjit kryeministri Edi Rama.

Sipas Berishës, “Asgjë nuk sjell flakja e Saimir Tahirit jashtë parlamentit, ndërsa Rama flet në parlament. Dorëzimi i mandatit të tij sot është dëshmi  e forcës së krimit. Atë që nuk bëri parlamenti e bëri Saimir trafiku”, u shpreh Berisha.

Sipas Berishës, dorëzimi i mandatit të Tahirit bëhet pas një takimi 3-sh që është bërë mes, Edi Ramës, Saimir Tahirit dhe Erion Veliajt.

Pjesë nga deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha

Ka përgjegjësi të madhe të politikës kriminale të kanalizimit të Shqipërisë. Edvin Kristaq

Rama është arkitekti i zi i politikës së kanalizimit, kokainizmit dhe heroinizimit të Shqipërisë. Asgjë nuk sjell flakja e Saimir Tahirit jashtë parlamentit përderisa Rama qëndron dhe flet aktualisht në parlament.

Dorëzimi i mandatit të tij është dëshmi e forcës së krimit. Atë që s’e bëri dot parlamenti e bëri Saimir Trafiku. E imagjinoni ju që atë forcë që s’e kishte parlamenti.

Një takim sekret është bërë në nj spital privat të Tiranës; takim tresh, i treti ishte Lal Plehu. E ka marrë vesh gjithë Shqipëria atë dhe në atë takim janë bërë premtime për kulla.

Kjo është një fitore e tërë qytetarëve shqiptarëve dhe e opozitës që mban flamurin e dekriminalizimit të parlamentit por asgjë nuk ndryshon nëse njeriu që po flet tani e mashtron e mashtron qytetarët dhe udhëton si faqja e zezë në Europë dhe i bojkotojnë darkat, që e bojkotojnë si të jetë njeriu i Kim Jong-unit.

Ai e di se bota nuk kërkon kokën e Saimir Tahirit, por dorëheqjen e Edi Ramësn sepse Edi Rama është pengesa kryesore drejt integrimit, njeriu i rekordeve më të zeza.

Mediat franceze e shpallën Shqipërinë si vendin kryesor të eksportit të kanabisit në Europë.

Rama është kalbësira e pushtetit në Ballkan e Europë që duhet të hidhet sa më parë.

Ai riktheu burgjet politike në Shqipëri dhe dua t’i çoj një përshëndetje vëllazërore heronjve të Kukësit dhe ftoj shqiptarët t’i bëjnë si e palosën diktatorin e Nikaraguas.

Koha ta hedhin kalbësirën Edi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY