VETTING-u/ Tiranë, 4 ditët e fundit, vetëm gjysma e policëve kanë dorëzuar...

VETTING-u/ Tiranë, 4 ditët e fundit, vetëm gjysma e policëve kanë dorëzuar formularin

67
0
Shares

Kur kanë mbetur edhe 4 ditë nga mbyllja e procesit të vettingut rreth 1020 punonjës të policisë së Tiranës nga rreth 2 mijë të tillë kanë dorëzuar formularin. Shifra është konfirmuar nga burime konfidenciale në policinë e Tiranës.

Deri më 7 maj kur është caktuar dhe afati i fundit pritet të shikohet sa do të jetë dhe numri përfundimtar. Më herët disa punonjës në policinë e Tiranës nga të gjitha nivelet kanë paraqitur dorëheqjen duke iu shmangur procesit të vettingut.

Ndërkohë që Sindikata e Punonjësve të Policisë kërkoi shtyrjen e afatit nga ministria e Brendshme, pasi sipas saj policët e kishin të pamundur të plotësonin në kohë dokumentacionin. Menjëherë pas përfundimit të procesit të vetëdeklarimit pritet të fillojë dhe ai i kontrollit mbi të dhënat që punonjësit e policisë kanë deklaruar.

300 gradat më të larta në Policinë e Shtetit do të kontrollohen nga një komision i jashtëm vlerësimi. Komisioni i jashtëm i vlerësimit do të këtë 5 anëtarë, nga ministria e brendshme, avokati i popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Punonjësit e policisë me gradat më të larta më pas do të vlerësojnë ato me grada të mesme dhe të ulëta. I gjithë procesi i vettingut në polici është parashikuar që të zgjasë rreth 2 vite.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY