EMRI/Nxirren armët në Bilisht, një i plagosur rëndë

EMRI/Nxirren armët në Bilisht, një i plagosur rëndë

143
0
Shares

Një 39-vjeçar është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital pas një zënke banale në qytetin e Bilishtit.

Policia njofton se i plagosuri është shtetasi Erjon Çollaku.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:30 në një lokal të qytetit. Policia thotë se fillimisht, autori i dyshuar si shtetasi Artan Osmani dhe i plagosuri janë përplasur verbalisht me njëri-tjetrin dhe më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armës.

Shkak i zënkës besohet se kanë qenë motive banale, ndërkohë që dyshohet se të dy personat kanë qenë në gjendje të dehur.

I plagosuri është shoqëruar për në Spitalin e Korçës, ndërkohë që policia është në kërkim të autorit të plagosjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY