Vetting-u në Polici, Ministria 10 porositë e fundit për dorëzimin e formularit...

Vetting-u në Polici, Ministria 10 porositë e fundit për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit

136
0
Shares

Ministria e Brendshme njofton se afati i fundit për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit për Vetting-un në policinë e shtetit është data 7 maj.

Për t’i ardhur në ndihmë këtij procesi, ministria e Brendshme ka bërë disa sqarime që lidhen me dokumentacionin.

1 – 7 maji është data e fundit për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit.

2 – Formulari i vetëdeklarimit nuk ka nevojë të shoqërohet me asnjë dokumentacion shtesë.

3 – Fromulari i vetëdeklarimit nuk ka asnjë kosto financiare.

4 – Formulari mbushet elektronikisht printohet, firmoset dhe dorëzohet.

5 – Deklarohen të ardhurat nga dita e parë e fillimit të punës në institucion.

6 – Personat e lidhur me punonjësin në momentin e deklarimit (ata që figurojnë në certifikatën familjare apo bashkëjetues), deklarojnë për të njëjtin hark kohor.

7 – Gabimet materiale apo pamundësia për të siguruar të dhëna në institucionet shtetërore për të ardhurat financiare nuk penalizojnë.

8 – Deklarohen pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi apo përdorim, pavarësisht të regjistruara, legalizuara ose jo.

9 – Deklarohen të ardhura dhe shpenzime pavarësisht ekzistencës formale të kontratave për shembull qira pa kontratë, punësim informal etj.

10 – Deklarohen vetëm llogaritë bankare aktive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY