FOTO/ Protestë e pazakonshme, banorët bllokojnë aksin Klos – Burrel me mushka

FOTO/ Protestë e pazakonshme, banorët bllokojnë aksin Klos – Burrel me mushka

172
0
Shares

Banorët të bashkive të qarkut të Dibrës protestuan sot për gjendjen e rrugës Skuraj-Peshkopi. Ata përdorën kafshë barre për të bllokuar rrugën, si shenjë simbolike për gjendjen e aksit nacional.

“Kjo rrugë është për këtë mushkë, nuk është për makina”, shprehet një banor.

Dhjetra banorë të Matit, Klosit, Bulqizës e Dibrës iu bashkuan bllokimit të rrugës që për ta është kthyer në një makth.

“Sidomos rruga Klos-Burrel është më e pa qarkullueshmja”, shprehet banori.

Ata bllokuan për një orë lëvizjen në rrugë dhe kërkuan ndërhyrje.

“Ku i ka çuar taksat për 20 vjet të rrethit të Matit ky?”. Kjo nuk është protestë politike, është protestë për mirëqënien dhe ngritjen e nivelit ekonomik”, vijon banori.

Në mbështetje ishin edhe kryetarët e Bashkive Mat e Klos dhe deputetja demokrate Dhurata Çupi.

Aksi nacional Skuraj – Burrel – Klos – Peshkopi është dhënë për mirëmbajtje në shkurt të vitit 2017, por sipas banorëve ajo vetem mbush gropat me zhavorr.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY