Rama vijon debatin me Krichbaum: Është një nga qindra deputetë gjermanë!

Rama vijon debatin me Krichbaum: Është një nga qindra deputetë gjermanë!

82
0
Shares

Kryeministri i vendit Edi Rama paraqiti sot në një komunikim me mediat konkluzionet rreth vizitës në Berlin.

“Takimi me Merkel ka qenë një moment shumë i rëndëishëm ku shkëmbyem drejtëpërdrejtë dhe hapur opinionet në lidhje me raportin e progresit dhe procesit për përgaditjen e celjes së negociatave, ose parakushteve sic i u quan Kancelarja”, tha Rama.

Sipas tij vizita konsiderohet e suksesshme dhe se në fund të vizitës ka një kuptim më të plotë dhe më të detajuar në lidhje me pozicionin e Shqipërisë dhe legjitimitetin e plotë të kërkesës sonë që raporti i KE të mbështet nga Gjermania.

Me Kancelaren kemi folur në detaje për të gjitha aspektet e raportit të progresit tha Rama, duke u përgjigjur në pyetjen nëse Merkel i kishte përmendur atij Saimir Tahirin.

Ndërsa në lidhje me deklaratën e Krichbaum se hapja e negociatave është e parakohshme dhe ato në lidhje me parakushtet e Merkel, Rama tha se Merkel nuki ka shtuar parakushte por ato që janë përmendur në raport. Ne nuk kemi pritur të marrim po publike të Gjermanisë gjatë kësaj vizite por i shërben shpjegimit të aspekteve të ndryshme, shpjegoi Rama.

Në lidhje me Krichbaum , Rama tha se deklarat e tij nuk është suprizë për mua dhe është një nga qindra deputeë të Bundestagut, dhe mendimi ka atë peshë që ka, nuk më gjen të papërgaditur dhe as më bën që të ulet kënaqësia e rezultateve të kësaj vizite.

Kryeministri tha se opozita shqiptare ka bërë një paraqitje të problemeve të Shqipërisë në Gjermani në komisionin e Bundestagut që lidhet me ceshtjet evropiane. Bëhet fjalë për probleme që nuk gjendne në raport, tha Rama dhe se janë probleme që nuk janë të vërteta.

Ne lidhje me Saimir Tahirin jam pyetur ne komisionin e ceshtjeve evropiane dhe kjo pyetje ka lidhje me balten qe ka hehdur opozita. Por ne ishim ne Gjermani dhe jo ne Venezuele ku te thone te kapesh nje e ta hedhesh ne burg.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155763203786523/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY