PD publikon draftstatutin e plote, pritet debati ne Kongres

PD publikon draftstatutin e plote, pritet debati ne Kongres

73
0
Shares

Nje dite para kongresit te PD në faqen zyrtare të saj është publikuar draftstatuti i miratuar me votë unanime në Këshillin Kombëtar. Ky draftstatut do të diskutohet dhe do të propozohet për t’u miratuar në mbledhjen e së dielës së Kuvendit Kombëtar!

Risitë kryesore të draft statutit të PD bazohen në 3 shtylla kryesore që garantojnë zgjerimin e demokracisë së brendshme dhe përfshirjen e antarësisë në vendimmarrje. 

1.     Siguron garë të ndershme dhe të barabartë në të gjitha nivelet, duke nisur nga kryetari i partisë.

2.     Transferon pushtetin në organet kolegjiale, duke forcuar Kryesinë, Këshillin Kombëtar dhe Kuvendin Kombëtar.

3.     Vendos sistemin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve. Kryetari zgjidhet me 1 anëtar, 1 votë nga anëtarësia, por shkarkohet me propozimin e gjysmës së Këshillit Kombëtar  dhe me miratimin e Kuvendit Kombëtar.

Parimi “1 anëtar, 1 votë” zbatohet për konsultimin e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve garanton sipas rregullave të reja statutore që procesi i përzgjedhjes së kandidaturave të jetë demokratik dhe transparent: 

1.     I hapur për propozime.

2.     I bazuar në kritere ta shpallura.

3.     I bazuar në konsultimin e anëtarësisë.

4.     I bazuar në respektimin e kritereve të karrierës në parti.

5.     I votuar në Këshillin Kombëtar.   

Statuti i ri zgjeron kompetencat e Këshillit Kombëtar.  

1.     15% e anëtarëve të Këshillit mund të propozojnë kandidatura alternative nga ato që propozon Kryetari dhe Kryesia.

2.     Miraton marrëveshjet politike para dhe paszgjedhore

3.     Zgjedh anëtarët e Komisionit të Integritetit dhe Etikës

4.     Zgjedh anëtarët e Komisionit Zgjedhor.

5.     Zgjedh  Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve.

Garantimi i karrierës është një koncept i ri në draftstatut dhe vlerësimi bazohet në kritere të qarta, që do të zbatohen për cddo funksionar dhe të zgjedhur në PD:

1.     Kohëzgjatjja e anëtarësimit

2.     Kontributi në fushata elektorale

3.     Aktivizimi në jetën politike dhe publike të vendit

4.     Standardet e larta etike të pastërtisë së figurës

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY