Momentet e vetvrasjes në komisariatin e Fierit, tregojnë kolegët

Momentet e vetvrasjes në komisariatin e Fierit, tregojnë kolegët

272
0
Shares

Detaje të tjera dalin në dritë nga vetëvrasja e punonjësit të Patrullës së Fierit, Kastriot Fafaj. Ky i fundit u vetëvra me armën e shërbimit brenda ambienteve të Policisë Vendore të Fierit.

Kastrioti sapo kishte mbaruar turnin kishte shkuar që të pushonte në fjetoren e policisë, pranë komisariatit, brenda rrethimit të drejtorisë, shkruan balkanweb. Paraprakisht mësohet se koleget kanë dashur të hyjnë në dhomën ku gjendej Kastrioti, por duke qenë se dera ishte e mbyllur kanë nisur që t’i thërrasin nga dritarja.

Meqë 46-vjeçari nuk reagoi, kolegët e tij u detyruan që të shkelmonin derën, ndërsa u përballën me një skenë të rëndë, Kastriot Fafajn e gjetën të pajetë.

Ai kishte qëlluar veten me armën e shërbimit me puthitje në gjoks, ndërsa plumbi e ka kapur në zemër, dhe për këtë arsye nuk është dëgjuar as zhurma. Deri më tani dyshohet se shkak i këtij akti të rëndë është bërë lëvizja e tij nga detyra, pasi një muaj më parë ai ishte inspektor në zonën e Semanit, ndërsa tani punonte në Patrullë. Aktualisht policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY