DETAJE/ Vetting-u “vrau” policin në Fier

DETAJE/ Vetting-u “vrau” policin në Fier

223
5
Shares

Një punonjës policie në Fier vrau veten me pistoletën e punës brenda në ambientet e komisariatit. Nuk dihen shkaqet për ngjarjen, por kolegët kanë raportuar se prej një jave ai ishte në panik nga procesi i Vetting-ut

Burime të besueshme të policisë së Fierit i treguan ABC News, që Kastirot Fafa i cili u vetëvra me armën e shërbimin mëngjesin e kësaj të marte, prej një jave ishte në panik nga procesi i Veting-ut.

Shqetësimin ai e ka shprehur te kolegët e tij të afërt, duke u treguar atyre edhe dyshimet për ku mund të goditej gjatë verifikimit të punës.

Të njëjtat burime thanë se 46-vjeçari i cili më parë kishte punuar inspektor zone, i trembej dy firmave të dyshimta të hedhura për pajisje me pasaportë. Megjithatë grupi hetimor ende nuk ka dalë zyrtarisht për shkakun e vetëvrasjes së Fafës prej kohësh punonjës i policisë.

Dhjetë ditë më parë nga inspketor zone ishte caktuar punonjës policie në patrullën e shërbimit. Ka qenë kjo periudhë kur edhe ka shprehur dyshimet dhe frikërat e tij. Fafa është  vetëqëlluar me puthitje në gjoks, në zemër dhe për këtë arsye nuk u dëgjua zhurma e të shtënës.

Ka mbaruar turnin dhe ka shkuar të pushoje në fjetinën e policisë, pranë komisariatit, brenda rrethimit të drejtorisë. Kolegët donin të hynin në dhomën ku gjendej Kastrioti, por dera ishte  e mbyllur nga brenda.

I kanë thirrur nga dritarja, por kur panë se nuk reagonte thyen derën dhe e gjetën të vrarë. 46 vjeçari  kishte hequr këpucët, ishte shtrirë dhe kishte qëlluar me puthitje veten në kraharor, pranë zemrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

5 COMMENTS

  1. Lajme te financuar nga partit politike. Po te rrin edhe pak do thot e vrau ardi veliu. Si nuk kemi nje gazetari persembari ne shqiperi more aman

LEAVE A REPLY