FOTO/ Makina përplas motorin, në gjendje të rëndë 64-vjeçari

FOTO/ Makina përplas motorin, në gjendje të rëndë 64-vjeçari

104
0
Shares

Një makinë u përplas me një motoçikletë, në rrugën kryesore të fshatit Këmishtaj të Divjakës. Për pasojë drejtuesi i motorit u plagos rëndë. Mihal Nushi, 64 vjeç u dërgua në spitalin e Lushnjës, kurse drejtuesi i “Benz”-it një 23-vjeçar nga Tirana Pjerino Jaupllari u shoqërua në polici për sqarimin e ngjarjes.

Sipas policisë lokale, shkak i aksidentit ka qenë mosrespektimi i rregullave në qarkullim nga dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident.

Fillimisht Jaupllari ka dashur të shmangë përplasjen me një tjetër motor, por ka përplasur motorin që drejtonte 64-vjeçari, i cili nuk kishte kaskë në kokë dhe mori plagë të rëndë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY