ENIGMA/ Pse Erion Veliaj mbrojti sonte Saimir Tahirin

ENIGMA/ Pse Erion Veliaj mbrojti sonte Saimir Tahirin

255
0
Shares

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një intervistë për Report TV tek emisioni i Babaramos, i ka zgjatur fijen e barit Saimir Tahirit të zhytur në ujë. Ai ka komentuar deklaratat e ish-ministrit të Brendshëm duke mbrojtur pozicionin e tij më shumë se cdo socialist tjetër.

Veliaj dhe Tahiri kanë pasur gjithnjë kontradita mes tyre dhe nuk kanë hezituar të financojnë edhe media e lajme kundër njeri tjetrit.

Pjesë nga intervista

Si i cilësoni mesazhet e koduara të Tahirit…

Nuk i kam ndjekur. Jam një njeri shumë i lumtur që nuk shoh lajme, fare.

Tahiri tha, nuk ka bir nënë dhe bir kurve që të më trembë mua…

Nëse dikush i ka thënë trembesh, i është përgjigjur në mënyrë popullore që nuk trembem. Çfarë duhet të komentojë kryetari i bashkisë?

A duhet të ishte aprovuar kërkesa e prokurorisë për arrestimin?

Kam tre vjet që s’jam në parlament, në qeveri, kolegu jonë të përballet me drejtësinë dhe të provojë të drejtën e tij. Duhet pyetur dikush që ka qenë në komision, unë s’kam parë një gjë të tillë. Të provojë të vërtetën e vet.

Kaq shumë di Tahiri sa të shantazhojë…

Në atë komision nuk u dha një provë që të justifikonte arrestin me burg. Saimiri është në këtë qytet, nuk është larguar, është në gatishmëri të kësaj drejtësie.

Pse PS i ofroi mbrojtje?

PS s’i ka ofruar mbrojtje askujt. Ka larguar shumë anëtarë kur ka pasur insinuata për probleme me drejtësinë. PS është e fundit që mund të shantazhohet, nuk është fare ky proces.

A e shihni të mundshëm rikthimin e tij në PS?

Pas këtij procesi duhet të vendosë ai se cili do jetë angazhimi politik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY