VIDEO/ “Sulmet ndaj Krichbaum, paguhen me lekët e drogës e krimit”

VIDEO/ “Sulmet ndaj Krichbaum, paguhen me lekët e drogës e krimit”

84
0
Shares

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu dënon sulmet që po bëhen nga mediat e kontrolluara prej Edi Ramës ndaj Kryetarit te Komisionit të Çështjeve të BE-s në Bundestag, Gunther Krichbaum.

Basha tha se dënon sulmet e frymëzuara dhe të financuara nga Edi Rama, Erion Veliaj dhe Saimir Tahiri, me anë të medieve që ata kontrollojnë.

“Gunther Krichbaum është një figurë e nderuar në Gjermani. Gjëja më e ndyrë e kësaj fushate që po zhvillohet prej 3 ditësh në media është se ajo financohet nga paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit qeveritar që lidhen drejtpërdrejt me Ramën, Tahirin dhe Veliajn.

Këto sulme dëmtojnë Shqipërinë.

Me sulmet ndaj Gunther Krichbaum Edi Rama po shton numrin e deputetëve gjermanë që janë në mëdyshje për rezultatet në Shqipëri”, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Deklaratë për mediat në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur samedi 21 avril 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY