EMRAT/ Elbasan, nipi për dajën “ia bën fora” me kallashnikov

EMRAT/ Elbasan, nipi për dajën “ia bën fora” me kallashnikov

685
0
Shares

Dajë e nip janë arrestuar pas konfliktit me armë zjarri me pronarin e një lokali “Lloto Sporti” në Elbasan. Policia e këtij qyteti informon se ndërhyrja e uniformave blu parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti me armë.

Në nojftimin e policisë thuhet se: “Konflikti ka nisur fillimisht mes shtetasit Fjodor Berati me pronarin e lokalit, A.B 48 vjeç, dhe më pas nipi i Fjodorit shtetasi Fatjon Pllumbi ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe ka qëlluar në ajër në afërsi të lokalit” Informoi policia.

Konflikti ka nisur për motive të dobëta dhe nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Në pranga kanë rënë Fatjon Pllumbi, 20 vjeç dhe  Fjodor Berati, 29 vjeç, të dy banues në lagjen Shën-Koll  Elbasan. Arrestimi në flagrancë i shtetasve u bë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Kanosje”,  kryer në bashkëpunim”,  “Prishja e Qetësisë Publike kryer në bashkëpunim” .

Në cilësinë e  provës materiale është sekuestruar arma tip kallashnikov me  një karikator me 12 fishekë , si dhe  dy gëzhoja .

Materialet në ngarkim të këtyre shtetaseve do ti  kalojnë  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY