KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë, Mogherini: Tani ju takon ju...

KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë, Mogherini: Tani ju takon ju të bindni KiE dhe 28 shtetet…

68
0
Shares

Komisioni Europian ka rekomanduar sot hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë. Ne nje deklarate se bashku me eurokomisionerin Hahn, Federica Mogherini ka dhene lajmin e mire nga Brukseli.

“Sot komisioni rekomandon celjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë”-tha ajo, duke theksuar se zgjerimi rrit stabilitetin dhe sigurinë.

“Do të them pak fjalë për Ballkanin Perëndimor. Do të shkoj, në Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Beograd. Ballkani është Europë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së BE, të fortë dhe stabël, është përgjegjësi e përbashkët. Ky është momenti që njohim arritjet pozitive. Kemi forcuar angazhimin me rajonin përmes strategjisë për Ballkanin, që kreu Juncker dhe duke përgatitur edhe samitin. Ende nuk ka zgjerim, po angazhimi ynë është i madh. Nga gjashtë partnerët, Serbia dhe Mali i Zi kanë ecur mirë, sot KE vendos që të hapen negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë, po punojmë për Bosnjen dhe progresin për Kosovën”- tha Mogherini.

Si do bindet Keshilli? Ja çfarë thotë Mogherini

Nuk i takon komisionit të bindë Këshillin dhe shtetet që e përbëjnë. Por si e tha edhe komisioneri Hahn, dokumenti që kemi miratuar sot si kolegj i KE tregon në mënyrë faktike dhe kritike, situatën si është, si ka qenë, rekomandimet për përmirësime dhe rezultatet, unë nuk hyj në hollësi për vende.

Vendimi që morëm për ti rekomanduar këshillit bazohen në vlerësime rigoroze të progresit të bërë. Vendimi është inkurajim për këto vende që të vijojnë në rrugëtimin e reformave, ruajtja dhe thellimi do të jetë thelbësore, ne pranojmë që rekomandimet janë ndjekur dhe kjo është faktike dhe i takon 28 shteteve që të vlerësojnë faktet tona dhe të marrin vendimin e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY