Flet babai i shqiptarit të vrarë në Kolumbi: Nuk është e vërtetë…

Flet babai i shqiptarit të vrarë në Kolumbi: Nuk është e vërtetë…

287
0
Shares
Andrea Lagjaj

Babai i të ndjerit Andrea Lagjaj që mbeti i vrarë në Bogota të Kolumbisë, mohon se djali i tij ka qenë i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Ai thotë se Andrea kishte krijuar familje dhe në Kolumbi kishte një qendër interneti.

Nga qeveria kërkon ndihmë për zbardhjen e krimit.

“Gruaja e tij nga Kolumbia na tha djali juaj ka mbaruar. Më pas bëmë konfirmimin. Na e treguan në morg që qe ai. Kërkuam ndihmën e ministrisë së Jashtme por nuk na u afrua asnjë lloj ndihme. Ne dimë që djali ka një biznes interneti dhe është i martuar atje”, shprehet Eqerem Lagjaj.

Babait i kanë treguar se “djali është vrarë nga dy persona që kanë qenë me motor”.

Familja Lagjaj jeton në Sarandë dhe Eqeremi nuk fsheh dot indinjatën  ndaj medieve.

“Do kërkoj dëmshpërblim për moralin e familjes time. Unë jetoj me djersën time të ballit dhe nuk jam mësuar të jetoj me djersën e drogës”, shprehet Eqerem Lagjaj.

Sipas familjarëve Andrea Lagjaj ka qenë në Borsh në shkurt të vitit të kaluar ku kishte qëndruar rreth 10 ditë.  Nuk dihen ende motivet e vrasjes së 40 vjeçarit ditët e para të muajit prill, 2018. OraNews

Andrea Lagjaj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY