BESA NIKËHASANI/Prokurorja e Shkodrës në sitën e vettingut

BESA NIKËHASANI/Prokurorja e Shkodrës në sitën e vettingut

81
0
Shares
Besim Trezhnjeva ne seancen e KPK-se

Është mbyllur seanca me dyer të mbyllura nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KPK) ku prokuroja Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani kaloi në skaner për pasurinë dhe integritetin e saj, pasi është pjesë e listës së vettingut për shkak të kandidaturës së saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Vendimi i KPK për prokuroren pritet të publikohet të enjten.

Prokurorja Besa Nikëhasani nuk ka zgjedhur avokat dhe vendosi të marrë pjesë vetë në seancën e KPK. Kriteri i pasurisë mjafton për të vendosur për prokuroren, ndërsa sipas ILDKPI ajo ka burime financiare të ligjshme. Por sipas hetimit administrativ, KPK ka konstatuar se ajo ka bërë deklarim të rremë dhe nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të justifikuar dy apartamente, dy garazhde dhe një furositradë me vlerë 19 mijë e 500 euro.

Besa Nikëhasani tha se: “Per dy garazhe nuk i kam fshehur, por i kam deklaruar në vitin 2009. Vlera 90 mijë euro është për banesën dhe 2 garazhet. Shuma prej 752 mijë lekë është deklaruar vetëm një herë nga unë, është lapsus i ILDKPI

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Nikëhasani ka një karrierë të gjatë në Prokurorinë Shqiptare. Ajo fillimisht është emëruar prokurore në vitin 1993 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Që nga viti 2004 ajo mban pozicionin e prokurores së Apelit në Shkodër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY