DIVJAKE/Lokali në Shënepremte lahet në gjak, 40 vjecari ther 3 veta

DIVJAKE/Lokali në Shënepremte lahet në gjak, 40 vjecari ther 3 veta

522
0
Shares
Foto ilustruese

Një person qëlloi mbrëmë tre veta me thikë ndërkohë që u largua nga vendi i ngjarjes. Përleshja ndodhi në një lokal në fshatin Shënepremte në Divjakë. Të tre të plagosurit u dërguan në spital ndërsa policia ndoqi autorin e ngjarjes. Pak orë më vonë ai u kap nga policia.

Njoftimi i policisë:

Godet me thikë 3 shtetas, kapet nga policia në kohë rekord autori i ngjarjes.

Në datën 14.04.2018, rreth orës 21:20, në një lokal në fshatin Shën e Premte, shtetasi K.I, 40 vjeç, për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasit B.G, 67 vjeç, A.G, 21 vjeç, dhe D.Gj, 26 vjeç, banues në fshatin Shën e Premte Divjakë, ku gjatë konfiktit i ka qëlluar me thikë.

Shtetasit e plagosur ndodhen në Spitalin Rajonal Lushnje nën kujdesin e mjekëve.

Autori pas plagosjes u largua nga vendngjarja, por si rezultat i reagimit të shpejtë të policisë , u kap dhe u arrestua menjëherë nga shërbimet e Policisë Divjakë.

Shtetasi K.I është person me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit dhe ka qënë i dënuar më parë për plagosje me thikë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën autori goditi 3 shtetasit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga Nenet 89 dhe 279/2 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY