Vlorë, akt i qëllimshëm, i digjen 2 makina në mes të natës...

Vlorë, akt i qëllimshëm, i digjen 2 makina në mes të natës të njëjtit pronar

131
0
Shares
Foto Ilustruese

Një qytetari nga Vlora, E. A., i janë djegur në mes të natës, të dy makinat e tij, një Benz dhe një BMË. Ngjarja ka ndodhur në orë )2:00 pas mesnate në lagjen “1 Maji”

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe paraprakisht ka konstatuar se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme. Megjithatë, hetimi vazhdon dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit.

Një tjetër makinë është djegur rreth orës 00:40 në fshatin Bishan, Vlorë, një ”Volkswagen” në pronësi të K. T., banues në Kafaraj, Fier. Por, nga hetimet doli se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY