8 ORË/Vijon kalvari i udhëtarëve për në Verona, ende në Rinas

8 ORË/Vijon kalvari i udhëtarëve për në Verona, ende në Rinas

69
0
Shares

Ne foto, udhetaret per ne Verona ende ne pritje

Dhjetra udhëtarë të nisur sot në mëngjes për në Verona janë ende në ambientet e aeroportit të Rinasit në pritje të ardhjes së avionit i cili duhej të priste atje në orën 10 të paradites.

Që prej orës 08.00 të mëngjesit të sotëm deri në orën 18.00 ata kanë qëndruar në rpitje ndërkohë që nuk kana ëmarrë asnjë shpjegim optimist nga agjencia.

Në orën 12.10 të mesditës ata duhej të ishin në destinacion, në Verona, ende pas 8 orësh, ata nuk janë nisur nga Rinasi.

Pak orë më parë aviacioni civil beri një deklaratë përmes të cilës u kërkoi udhëtarëve të mos zgjidhnin agjenci me probleme për udhëtime duke tentuar të kaloj përgjegjësinë tek qytetarët. Aviacioni civil e ka për detyrë të sigurojë udhëtarët se agjencitë e licensuara për fluturime janë të përpikta dhe të sigurta. Lejet nuk jepen në Itali për fulturime në Rinas por edhe në Tiranë.

Kjo nuk është hera e parë dhe zyrtarët e Tiranës duhej të kishin marrë masa ndaj kompanisë mashtruese.

Prokuroria duhe të hetojë deklaratën e aviacionit civil dhe sjelljen e kompnaisë ndërsa kjo e fundit duhet të dëmshpërblejë për kohën e  humbur të gjithë udhëtarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY