EMRI/Sot, një tjetër minator vritet nga mina

EMRI/Sot, një tjetër minator vritet nga mina

97
0
Shares
Foto Ilustruese

Një tjetër minator humbi jetën sot në një nga minierat e vendit duke ngjitur në mënyrë alarmante numrin e viktimave në minierat e vendit për një kohë të shkurtër.

Mësohet se viktima e sotme i përket Klosit dhe ai është Angjelosh Shahini, 52 vjec,i cili ka gjetur vdekjen pasi i ka shpërthyer mina.

Momenti tragjik  ndodhi teksa ishte duke vendosur lëndën plasëse në minierën e Klosit.

Dy ditë më parë, gjatë orëve të mbrëmjes të së enjtes në minierën e kromit gjatë punës është dëmtuar duke gjetur vdekjen e menjëherëshme minatori P. M, rreth 55 vjeç, banues në Burrel.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se në minierën e kromit në Cërujë-Klos, shtetasi i lartëpërmendur me detyrë zjarrmëtar, gjatë punës për vendosjen e minës për të hapur vendin, dyshohet se një minë ka shpërthyer menjëherë duke mos i lënë kohë të largohet, dhe për pasojë i ka shkaktuar vdekjen e menjëherëshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY