Erdogan, 450 kërkesë Tiranës për ekstradimin e gulenistëve të Shqipërisë

Erdogan, 450 kërkesë Tiranës për ekstradimin e gulenistëve të Shqipërisë

101
0
Shares

Besohet se janë rreth 450 kërkesa të qeverisë turke drejtuar Shqipërisë për ekstradimin e anëtarëve të grupit të Gylenit që jetojnë në vendin tonë.

“Ankaraja ka gati 450 kërkesa për ekstradim të shtetasve turq nga Shqipëria, por vendi yne i ka refuzuar ne heshtje këto kërkesa”.

E thotë këtë analisti Lorenc Vangjeli në emisionin “Java” në RTSH. Vangjeli tha se nga informacionet e tij janë rreth 450 kërkesa për ekstradim të shtetasve turq me banim në Shqipëri paraqitur nga Ankaraja që i akuzon ata si mbështetës të klarikut Guilen. “Shqipëria i ka refuzuar në heshtje këto kërkesa” – tha Vangjeli.

Ndërsa analisti Preç Zogaj tha se Erdogan mbetet në konflikt me Shqipërinë dhe Kosovën për këtë çështje.

“Kam përshtypjen se Presidenti i një vendi mik si Turqia, zoti Erdogan, është në keqkuptim të me dy kryeqytetet politike të shqiptarëve, me Tiranën dhe PrishtinënKërcënimet e tij kundër kryeministrit Haradinaj ishin të papranueshme. Besoj se në Tiranë i tundin kokën për oportunizëm, por Tirana nuk do të ekstradojë asnjë gylenist jashtë sintonisë me partnerët tanë perëndimorë, SHBA dhe vendet e BE-së”, – nënvizoi Zogaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY