POSTERI/Shkodra neser ne proteste, Rama viziton qytetin, deputeti paralajmeron

POSTERI/Shkodra neser ne proteste, Rama viziton qytetin, deputeti paralajmeron

101
0
Shares

Nje vizite e kryeministrit Edi Rama ne Shkoder ka nxitur qytetaret te perfshihen ne proteste ne oret e paradites. Deputeti i PD, Bardh Spahia ka njoftuar se protesta fillon ne 9.30. Nderkohe qe ne rrjetet sociale po shperndahet me shpejtesi edhe posteri i protestes me sloganin ‘genjen me gojen e tij’ shoqeruar me nje foto te Kryeministrit.

VIDEO/ Pak orë para vizitës së Ramës shfaqet spoti pa autor në rrjet: Gënjen me gojën e tij…

Postimi i Spahise:

SHKODRA në PROTESTË….
(Nesër, datë 14 prill, ora 09.30, sheshi “Nënë Tereza” Shkoder).

Të nderuar qytetarë të qarkut Shkoder!
Situata ekonomike, sociale por edhe politike po rëndohet dita-ditës.
Të gjithë jemi dëshmitarë të papërgjegjshmërisë së kësaj qeverie, e cila sapo u hoqi te drejtën e kafshatës qindra mijëra familjeve në të gjithë vendin.
Të gjithe jemi dëshmitarë të përkeqesimit në vazhdimësi të klimës së biznesit. Qindra e mijëra bizneseve të falimentuara, së shpejti do iu shtohen edhe mijëra biznese te vogla pas futjes së tyre në skemën e TVSH-së.
Janë me qindra familjet e zonës së Nënshkodres që u braktisën nga qeveria dhe u lanë në mëshirë të fatit.
Çdo ditë largohen nga vendi dhjetra-qindra të rinj, sepse në këtë vend nuk ka më shpresë.
Ne nuk mund te lejojme qe jeta jone dhe e felëmijeve tanë të behet e atille, sa NE te mos mund te jetojme më ne vendin tone, per shkak te Edi Ramës dhe atyre qe i shkojne pas.
Pasiguria ndihet kudo, në çdo ambjent, në rrugë e rrugicë. Siguria është ulur, ndërsa represioni policor ndaj njerëzve rë ndershëm, por që nuk janë dakord me këtë qeveri, është rritur.
Arbitrariteti i administratës shtetërore ka arritur kulmin.Korrupsioni në majat e piramidës shtetërore, por edhe më gjerë, ka arritur përmasa të frikshme.
Taksat arbitrare në kurriz të popullit, po shtohen përditë. E tillë është edhe taksa e rrugës së kombit.

Në këtë situatë të rënduar, Kryeministrit Rama dhe qeveria e tij po bejnë veprime të pakontrolluara.
Njëmbëdhjetë kuksianët e burgosur janë tur​pi dhe fundi i kësaj qeverie antisociale që ka treguar se nuk ka punë as me trafikantet e drogës, as kriminelët, as me të korruptuarit, por vetëm me njerezit e thjeshtë që ngrejnë zërin për të drejtat e tyre.
Në këto kushte, Partia Demokratike Shkoder, i bën thirrje çdo qytetari të na bashkohet në luftën ndaj këtyre padrejtësive, që të ngremë zërin dhe të qëndrojmë kundër çdo padrejtësie me çdo kusht dhe me çdo çmim.
Prandaj PD Shkoder ju bën thirrje të gjithë qytetarë që të na bashkoheni në protestën e dites së nesërme datë 14 prill, ora 09.30 në sheshin “Nënë Tereza”, (përballë monumentit Luigj Gurakuqi).

Me NE, nesër do bashkohet edhe biznesi i vogël, i cili ka vendosur që në shenjë proteste ndaj Qeverisë, të ulë qepenat nga ora 10.00 deri në orën 11.00.
Mos haroni: nesër ora 09.30, sheshi “Nënë Tereza”, të gjithë në protestë.
Ju faleminderit!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY