EMRI & FOTO/ Durrës, grabit me thikë bankën, prangoset 24-vjeçari

EMRI & FOTO/ Durrës, grabit me thikë bankën, prangoset 24-vjeçari

259
0
Shares

Sot, rreth orës 11:10 në lagjen Nr. 4 Durrës, në ambientet e një banke të nivelit të dytë, Kreshnik Margjoni, 24 vjeç, nga Rrësheni, banues në Durrës, ka tentuar të vjedhë me dhunë, nën kërcënimin e një thike një sasi parash.

Kreshnik Margjoni

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivët e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur kapjen e autorit,  sekuestrimin e thikës dhe të parave.

Personi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës  për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY