Edi Rama, diversion opozitës: Ka forcë tërheqëse nga Monika Kryemadhi

Edi Rama, diversion opozitës: Ka forcë tërheqëse nga Monika Kryemadhi

159
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka bërë diversion sonte ndaj opozitës duke atakuar raportet e mira të kohëve të fundit mes Kreut të PD, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

“Forca tërheqëse e kryetares së LSI ndaj Lulzim Bashës në mëyrën se si po e drejton ai opozitën aktuale, është e dukshme”, ka deklaruar Kryeministri sonte në një intervistë dhënë tv Klan.

Kryeministri Rama ka komentuar edhe raportin e Freedom House duke theksuar se Ilir Metën do ta zgjidhte sërish President ndërsa për debatet mes ambasadorit amerikan Lu, Ish-prokurorit Llalla, Vlahutin dhe Berishës ka mbajtur anën e ambasadorëve.

Rama ka komentuar sërish edhe shprehjen e  tij se ‘popullit nuk i ngrihet’ por kësaj here në një kontekst tjetër dhe pa kërkuar falje.

“Ky është inpterpetim malinjë i njerëzve që janë të pafuqishëm përballë mazhorancës. Shprehja nuk ka pasë të bëjë me njerëzit, popullin por me kryetarin e opozitës”, tha Rama.

Në lidhje me shprehjen e  tij dje në parlament që ‘do ta shikoni’, Kryeministri Rama tha se e kishte me deputetin e Kukësit, Flamur Noka që po merrej me nënën time. Dhe do ta shikojë shumë shpejt. Vitin tjetër do ta fitojmë bashkinë e Kukësit, tha Rama.

Kryeministri dha këtë intervistë një ditë pasi opozita derdhi mbi të miell dhe vezë në parlament.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY