DETAJE & EMRI/ Fier, breshëri kallashnikovi lokalit, ja kush ishte shënjestra e...

DETAJE & EMRI/ Fier, breshëri kallashnikovi lokalit, ja kush ishte shënjestra e sulmit

522
0
Shares

Sot paradite në Fier ka pasur breshëri me armë zjarri në drejtim të një lokali në në lagjen “8 Shkurti”. Breshëria e plumbave ka dalë nga një automjet tip “Reno” në dretim të lokalit të shtetasit Agim Boriçi.

Policia e Fierit nuk ka dashur të japë identitetin e objektivit të atentatit duke u mjaftuar vetëm me inicialet e tij.

Boriçi është një nga personat më të njohur në qytetin e Fierit, i akuzuar për vrasje, gjoba, dhe disa vepra të tjera penale, duke përfshirë dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Boriçi vite më parë është dënuar dhe me 20 vite burg nga ana e Gjykatës. Ai u arrestua nga forcat RENEA në vitin 2008, në një aksion që u trumbetua me mjaft zhurmë nga ana e Policisë, shkruan Faxewb.

Emri i tij për vite me rradhë ka qenë ndër më të kërkuarit nga ana e drejtësisë, ndërsa ngjarja e sotme ka shkaktuar panik në të gjithë zonën, pasi lokali është pranë ambjenteve të një shkolle. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale ku janë thyer xhamat e lokalit.

Makina është larguar në drejtim të Semanit dhe rreth orës 11:50 është gjetur e djegur në lagjen “15 Tetori” Fier. Në brendësi të makinës është gjetur një armë kallashnikov dhe një karikator.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY