Policia jep detajet, treni goditi një kamion me mallra

Policia jep detajet, treni goditi një kamion me mallra

61
0
Shares

Policia e Lezhës ka dhënë detajet e aksidentit të rëndë që ndodhi në fshatin Pllanë ku dy persona u plagosën ndërkohë që kamioni u shmeb në një kanal pasi u godit nga një tren i linjës Shkodër Vorë.

Ne foto makina e perplasur nga treni

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.04.2018, rreth orës 08:30 , te Salla Operative është bërë njoftim se tek Shinat e trenit në Pllanë  – Lezhë, treni është përplas me një mjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, që kanë konstatuar se treni i linjes  Shkodër – Vorë,  është përplasur me një mjet tip kamion që tranporton mallra, me drejtues shtetasin A.P. 44 vjeç, banues në Spiten.

Në furgon kanë qenë përveç drejtuesit , edhe 2 shtetas të tjerë.

Lëndime kanë pësuar drejtuesi dhe njëri nga pasagjerët E.Gj. 38 vjeç, banues në Spiten, të cilët  ndodhen në spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY