NJË ORË/Tirana, sot bojkotohet tregu nga mijëra biznese të vogla

NJË ORË/Tirana, sot bojkotohet tregu nga mijëra biznese të vogla

64
0
Shares

Të gjitha bizneset e vogla në Tiranë pritin të ulin qepenat pas një ore duke filluar nga ora 11 paradite, dhe duke shpallur bojkot të tregut në shenjë proteste kundër qeverisë.

Biznesi i vogël është kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së, një vendim tashmë I marrë nga qeveria dhe pritet të aplikohet që në këtë muaj.

Protesta drejtohet nga shoqata të biznest të vogël dhe sipërmarrjes si do të mbështetet edhe nga Partia Demokratike, e cila e quan të gabuar politikën e qeverisë Rama me taksat.

Në takimin që pati një ditë më parë me një grup përfaqësuesish të biznesit të vogël, Basha udhëzoi deputetët e PD që të shpërndahen nëpër zona të ndryshme të Tiranës, për të mbështetur tregtarët që do të ulin qepenat e dyqaneve nga ora 11:00 deri në 12:00.

Protesta e sotme e biznesit pritet të ndiqet nga të tjera nëse qeveria nuk heq dorë nga përfshirja e tvsh ne llogaritë e biznesit të vogël që shkakton një kosto administrimi të lartë për këtë lloj biznesi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY