EMRI & FOTO GALERI/ Tiranë, arrestohet “tregtari” i drogës, kishte “mbytur” me...

EMRI & FOTO GALERI/ Tiranë, arrestohet “tregtari” i drogës, kishte “mbytur” me kokainë, Freskun, Xhamllikun dhe Porcelanin

240
0
Shares

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative arrestuan  në flagrancë Ermal Dashi, 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni”.

Në bazë informacioneve që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të marra në rrugë operative,  ka rezultuar se ky person kryente aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të forta të llojit  “Kokainë” në doza të vogla personave të ndryshëm në zonat e Freskut, Xhamllikut dhe Porcelanit.

Këtij personi, në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë në rrugën e “Dibrës” pranë një lokali, gjatë kontrollit fizik dhe në banesë  i janë gjetur dhe sekuestruar  në cilësinë e provës materiale  rreth  70 doza lëndë narkotike e dyshuar “Kokainë”.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”,  parashikuar nga neni 283, i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY