DETAJE/ Tiranë, lufta ndaj trafikut të drogës, priten shkarkime – Komisariatet që...

DETAJE/ Tiranë, lufta ndaj trafikut të drogës, priten shkarkime – Komisariatet që do të preken

94
0
Shares

Policia e Tiranës prej më shumë se 3 muaj është angazhuar në një aksion për goditjen e trafikantëve të drogave në blloqet e pallateve, në afërsi të shkollave, lokaleve të natës, si dhe parqeve publike. Pjesë e këtij operacioni ka qenë dhe i arrestuarit në operacionin “Fresku”, 25-vjeçari me precedent penal, Ermal Dashi.

Ky i fundit është kapur me 70 doza kokainë, të cilat i kishte për klient të ndryshëm kundrejt vlerave 80-100 euro për gram në zonën e Freskut dhe Xhamllikut, në Tiranë. Ky shtetas është ndalur në Rrugën e Dibrës, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe kokaina e bërë gati për treg.

Çfarë ndodh aktualisht me luftën ndaj drogës në Tiranë?
Report Tv ka mësuar se rezultatet e këtyre operacioneve do të jenë pjesë dhe e riorganizimeve në disa komisariate të Tiranës dhe strukturave antidrogë. Këto struktura pritet që të kenë ndryshime, të cilat lidhen nga shefat e komisariateve e deri te strukturat antidrogë dhe specialistët e zonave që do të etiketohen polici i komunitetit.

Komisariatet më të prekura, ku në territoret e tyre trafikohen dhe tregtohet lëndë narkotike nga kanabis, heroina dhe kokaina janë komisariati numër dy, që përfshin dhe zonën më të populluar me lokalet e natës në Tiranë.

Ndjekur më pas nga komisariatet numër 1, 3, 4, në territorin e të cilëve janë identifikuar shumë vatra të shpërndarjes dhe tregtimit të narkotikëve. Por rezultatet në goditjen e këtij fenomeni mësohet se kanë qenë të ulëta, pasi masivisht janë ndaluar konsumatorë dhe shpërndarjes me doza të vogla narkotikësh dhe jo trafikantë apo bosët e tyre.

Burime nga Policia e Shtetit sqaruan se komisariatet 5 dhe 6, të cilat përfshijnë zonën e Kamzës dhe Kombinatit, paçka se kanë një numër më të madh popullsie kanë dhe numrin më të pakët të shpërndarësve të drogës në këto zona.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY