SKANDAL/ Shefi i fushatës elektorale të Taulant Ballës emërohet Komisioneri i ri...

SKANDAL/ Shefi i fushatës elektorale të Taulant Ballës emërohet Komisioneri i ri i Anti-Diskriminimit

123
0
Shares

Pavarësisht peticionit të dërguar Parlamentit nga një grup organizatash të Shoqërisë Civile, të cilat kishin mbështetur fort kandidaturën e Olimbo Hoxhajt, për t’u votuar nga Kuvendi si Komisionerja e re e Anti-Diskriminimit në Shqipëri, mazhoranca e majtë e ka shpërfillur sot këtë kërkesë duke votuar një tjetër kandidaturë.

Robert Gajda, do të jetë Komisioneri i ri i Anti-Diskriminimit, duke zëvendësuar në këtë post Irma Barakun.

Gajda u betua sot në Kuvend.

Por ka një problem shumë të madhe. Robert Gajda ka qenë shef i shtabi elektoral të PS-së në Elbasan, ku kryesuesi i kësaj liste është Taulant Balla.

Me kushtetutë nuk lejohet të zgjidhët asnjë person me profil politik në këtë pozicion. Mësohet se ka qenë vetë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla që e ka propozuar Gajdën në këtë pozicion duke i shlyer nderin e fushatës elektorale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY