FOX NEWS/ Biseda për financimin e Soros nga Donald Lu: A mos...

FOX NEWS/ Biseda për financimin e Soros nga Donald Lu: A mos po tallemi gjë?

185
0
Shares

“Kush është ndryshimi mes filantropisë dhe aktivitetit politik? Asnjë ndryshim nuk ka, nëse emrin e ke Xhorxh Soros”.

Me këto fjalë Foxnews komentoi skandalin financimit me 9 milionë dollarë të “Fondacionit për Shoqëri të Hapur” nga ambasada amerikane në Tiranë, i zbuluar nga Judicial Watch, një grupim konservator në SHBA.

Të dhënat e “Judicial Watch” faktojnë lidhjet financiare mes organizatave të Soros dhe ambasadës amerikane, duke hedhur dyshime se reforma në drejtësi ishte që në zanafillë, një projekt që synonte kapjen e drejtësisë nga Edi Rama, mik i ngushtë me Soros.

Duke marrë shkas nga 9 milionë dollarët e taksapaguesve amerikanë për Xhorxh Soros, Foxnews ka kujtuar 18 bilionë dollarë të shpenzuara në total nga “filantropi”. Siç u shpreh gazetari Lou Dobbs, financimet nuk janë thjesht kundër të majtëve, por siç tregojnë shumë shembuj janë edhe “antiamerikanë”.

“Mos po tallemi gjë?” ishte pyetja e gazetarit, në nisje të intervistës me Matt Schlapp, një politikan konservator i ftuar në Foxnews për këtë temë.

Dobbs nga ana tjetër përmendi faktin se financimet për Xhorxh Sorosi përgjithësisht nuk kontrollohen, megjithëse Fondacioni për Shoqëri të Hapur ka dhënë prova se është qartësisht i përfshirë në financime okulte të politikës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY