Durrës, vdes në një kopsht privat fëmija 3 vjeç

Durrës, vdes në një kopsht privat fëmija 3 vjeç

427
0
Shares

Vdes një fëmijë 3 vjeç në një çerdhe private në lagjen nr. 4 në Durrës.

Fëmija është paraqitur me temperaturë të lartë, ai është transportuar me urgjencë në Poliklinikën e Specialiteteve në Durrës dhe nga aty drejt Urgjencës së Pediatrisë.

Por fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë për arsye ende të paqarta.

Burime nga policia bëjnë me dije se kanë nisur hetimet për vdekjen e fëmijës 3-vjeçar.

Informacioni paraprak i Policisë

Më datë 05. 04. 2018,  rreth orës 13:15, në  lagjen Nr. 4  Durrës, nga një kopsht privat është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës në gjendje të rëndë ku ka ndërruar jetë fëmija më iniciale  D. Z., 3 vjeç, banues në Durrës.

Grupi hetimor nën drejtimin  e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY