DETAJE/ Prokuroria 8 muaj hetime për 17 kontrabandistët e kafesë dhe...

DETAJE/ Prokuroria 8 muaj hetime për 17 kontrabandistët e kafesë dhe cigareve

205
0
Shares

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dhënë detaje për të arrestuarit e akuzuar për kontrabandë kafeje dhe cigare. Sipas saj, në datën 03. 08. 2017, ka regjistruar procedimin penal Nr. 6055 për veprat penale të “Kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë në bashkëpunim“ dhe “Tregtimit të mallrave kontrabandë në bashkëpunim“, të parashikuara nga nenet 172/3 dhe 181/3 të Kodit Penal.

Ky procedim është regjistruar mbi bazën e informacionit për referimin e veprës penale dhe materialeve shoqëruese të dërguara nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me shkresën Nr. 17353, datë 21. 07. 2017.

Për zbardhjen e rrethanave të hetimit janë kryer një sërë veprimesh hetimore të cilat përfshijnë përgjime telefonike, blerje të simuluara, vëzhgime ambientale, etj.

Në përfundim të këtyre veprimeve është konstatuar se një numër relativisht i konsiderueshëm personash kanë qenë të përfshirë në veprimtarinë e kundërligjshme të importimit dhe tregtimit të cigareve dhe kafes kontrabandë.

Në datën 04. 04. 2018 janë arrestuar dhe ndaluar në flagrancë 17 persona të përfshirë në këtë veprimtari.

Personat e arrestuar dhe ndaluar janë…

  1. Dashamir Ymeri
  2. Olsi Hamolli.
  3. Valter Kondi
  4. Astrit Vila.
  5. Merushe Xhani.
  6. Artan Hamolli.
  7. Agim Velo.
  8. Bektash Gica
  9. Petrit Mëcuku.
  10. Admir Zylfo.
  11. Xhoi Besholli.
  12. Divlon Gjoni.
  13. Fredi Bejkollari.
  14. Amario Hoxha.
  15. Edvin Aliko.
  16. Arben Përvataj.
  17. Bujar Beqiri.

Nga kontrollet e kryera janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme cigaresh kontrabandë (pa pullë fiskale). Në total 5002 steka.

Foto Ilustruese

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY