VIDEO/Policia e Tiranës kërkon falje, bllokoi pa arsye rrugët kryesore të Tiranës

VIDEO/Policia e Tiranës kërkon falje, bllokoi pa arsye rrugët kryesore të Tiranës

161
0
Shares

Policia Rrugore e Tiranës kërkoi falje sot në mbrëmje për bllokimin e madh që i shkaktoi Tiranës për më shumë se 7 orë duke paralizuar qarkullimin në kryeqytet, e vecanërisht në qendër të tij.

“Policia Rrugore e Tiranës falënderon qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve për mirëkuptimin dhe mbështetjen e dhënë gjatë ditës së sotme, pasi për shkak të grumbullimit të një numri të konsiderueshëm qytetarësh pranë gjykatës së Tiranës për një proces gjyqësor, u bllokuan disa arterie rrugore.

Kjo solli rëndim të trafikut ne orare te caktuara dhe devijim e bllokim të lëvizjes.

Policia Rrugore e Tiranës, angazhoi gjithë efektivin e saj për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve duke lehtësuar sado pak fluksin dhe mbi ngarkesën në qarkullimin e automjeteve”, thuhet në njoftimin e policisë rrugore.

Policia bllokoi qarkullimin sot në dy anët e lumit të Lanës nga bulevardi kryesor ne drejtimin perëndimor të kryeqytetit, deri tek ura ‘Vasil Shanto’ si dhe rrugët hyrëse dhe dalëse në këto segmente.

Bllokimi u bë pa asnjë arsye. Rreth gjykatës së Tiranës kishte shumë policë dhe jo shumë protestues. Protestuesit ndodheshin kryesisht në pjesën jashtë rrugës kryesore dhe ishte policia që i shtyu ata deri në bulevardin breg Lanës.

Policia Rrugore e Tiranës falënderon qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve për mirëkuptimin dhe mbështetjen e dhënë gjatë ditës së sotme, pasi për shkak të grumbullimit të një numri të konsiderueshëm qytetarësh pranë gjykatës së Tiranës për një proces gjyqësor, u bllokuan disa arterie rrugore. Kjo solli rëndim të trafikut ne orare te caktuara dhe devijim e bllokim të lëvizjes.Policia Rrugore e Tiranës, angazhoi gjithë efektivin e saj për t'ju ardhur në ndihmë qytetarëve duke lehtësuar sado pak fluksin dhe mbi ngarkesën në qarkullimin e automjeteve.Policia e Shtetit është e angazhuar me të gjitha kapacitetet qoftë në burime njerëzore qoftë në logjistikë, për te ofruar shërbim cilësor.

Publiée par Policia e Shtetit sur mercredi 4 avril 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY