Deputetët e PD në protestën te Drejtoria, Tabaku ka një epitet për...

Deputetët e PD në protestën te Drejtoria, Tabaku ka një epitet për Ramën

74
0
Shares

Deputetët e PD-së kanë braktisur sot punën në të gjitha komisionet parlamentare duke u zhvendosur para drejtorisë së Policisë në Tiranë bashkë me qytetarë të tjerë për të protestuar për lirimin e protestuesve të arrestuar në Kalimash.

Ndërkohë që deputetët e LSI-së kanë shkuyar ën Parlament, një prej tyre, Robert Bitri deklaroi sot për mediat në kuvend se ishte kundër mosbindjes civile një vendim tashmë I marrë një ditë më parë nga opozita e bashkuar.

Në lidhje me një deklaratë të Ramës se PD kishte në plan të tarifnote rrugën e Kombit kur ishte në qeveri tha se Kryeministri Rama ëhstë një gënjeshtar I paskrupullt.

“Kryeministri Edi Rama është gënjështar i paskrupullt. PS i mori taksën Majko për ta ndërtuar këtë rrugë e nuk e ndërtoi. 

Asnjëherë Partia Demokratike nuk ka qenë e gatshme për ta tenderuar rrugën dhe për ta vendosur atë me pagesë. E vërteta është që ekzistonte një studim i IFC-së që thonte se do të jetë 0.5 deri në 2.4 euro maksimumi por Partia Demokratike zgjodhi që të mos ta bënte rrugën me pagesë. 

Ndërkohë që sot qeveria vendosi, bazuar mbi atë studim të bëjë një pagesë 4 herë më të lartë nga ajo që ishte sugjeruar. Çfarë ndodhi në këto 5 vite? Në këto 5 vite nuk bënë asnjë investim në rrugë, atë rrugë e lanë në mëshirë të fatit. Këto 5 vite në atë rrugë megjithëse mblodhën taksën e qarkullimit nuk bënë asnjë nga urat e prosupozuara”, tha Tabaku I pyetur nga një tv local në Tiranë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY