Paguan picat me euro false, arrestohet 26-vjeçari në Vlorë

Paguan picat me euro false, arrestohet 26-vjeçari në Vlorë

105
0
Shares

Policia e Vlorës ka vënë në prang anjë 26-vjeçar nga fshati Dëllënjë me akuzën e falsifikimit të monedhave.

E. Todi kishte konsumuar pica në një lokal në lagjen “Pavarësia” dhe kishte paguar me dy kartëmonedha 50-euroshe që dyshohet se janë të falsifikuara.

Punonjësit e picerisë e kanë paditur dhe ai u arrestua për veprën penale të ‘falsifikimit të monedhave’.

“Specilaistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë arrestuar ne flagrancë shtetasin: E. Todi, 26 vjeç, banues në Dëllënjë, Vlorë. Ky shtetas është paraqitur pranë një picerie ne lagjen ”Pavarsia”, me dy kartëmonedha 50 euro të falsifikuara”, njofton policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY